Grabitja në Klos/ I afërmi rrëfen ngjarjen: Si u torturuan nënë e bir, të kthehet dënimi me pushkatim!

Aktualitet

Grabitja në Klos/ I afërmi rrëfen ngjarjen: Si u torturuan

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me grabitjen që ndodhi gjatë natës në fshatin Dom të Klosit. 5 persona të maskuar dhe të armatosur pasi kanë dhunuar dhe terrorizuar nënë e bir në një banesë, kanë vjedhur prej aty një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë shqiptar e sende me vlerë.

Nga burime paraprake bëjnë me dije se grabitësit kanë lidhur fillimisht familjarët e më pas kanë kontrolluar të gjithë banesën.

Gazetari Enver Doçi ka siguruar për BalkanWeb rrëfimin e një të afërmi të familjes që ra pre e grabitjes. Ai tha se djali ka pësuar fraktura të mëdha në kokë, (4 fraktura) dhe nëna po ashtu, pasi janë goditur me qytën e automatikut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje familjarët për të dhënë më shume detaje rreth grabitjes.

ME TE LEXUARAT