Grabiti makinën e parkuar, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Bota

Grabiti makinën e parkuar, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Spezia të Italisë pasi ka grabitur me dhunë një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në zonën e Viale Amendola. Patrulla e policisë pikasi një makinë brenda një parkimi, ku dera e automjetit ishte e hapur.

Oficerët u afruan dhe panë që brava e derës ishte e prishur, teksa brenda makinës ishte rrëmujë, por nuk kishte asnjë person brenda.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Më pas efektivët vunë re një person brenda zonës së parkimit i cili po tentonte të fshihej poshtë makinave.

Policia bëri të mundur arrestimin e 30-vjeçarit shqiptar, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa materiale të cilat dyshohet se i ka përdorur për të hapur makinën.


Gjithashtu të riut iu gjetën dhe dy jelekë fosforeshentë, një karikues baterie makine, dy shishe parfumi dhe një kuti me syze të markave të ndryshme.

ME TE LEXUARAT