Grabitet i riu në Shkodër, policia arreston një 19-vjeçar nga Rumania
Një 19-vjeçar rumun ka përfunduar në prangat e policisë në Shkodër, pasi së bashku më një person tjetër, ka grabitur me dhunë një 18-vjeçar.
Policia njofton se i riu nga Rumania dhe një shtetas i paidentifikuar, e ndaluan 18-vjeçarin në bulevardin “Zogu i Parë” dhe i grabitën me dhunë sendet personale.
Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti te 19-vjeçari celularin dhe portofolin e vjedhur, si dhe një sasi kanabisi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij në këtë vjedhje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme