Grabitësit bastisin banesën e biznesmenit në Krujë

Aktualitet

Grabitësit bastisin banesën e biznesmenit në Krujë

Banesa e një biznesmeni është grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Policia bën me dije se persona të paidentifikuar ende janë futur në banesën e Nazmi Çangut, ku përmes dhunës kanë vjedhur një shumë parash.

Tashmë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe prangosjen e autorëve të grabitjes.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT