Grabitën argjendarinë nën kërcënimin e armës, zbardhen detajet: Përdorën targa të falsifikuara
Lajmifundit
/
28 Nëntor 2023, 20:48
Aktualitet
Argjendaria "Marsi", në rrugën "Nënë Tereza", në Kamëz, mbrëmjen e sotme (28 Nëntor), ra pre e një grabitje nga 3 autorë të maskuar.
Sipas policisë raportohet se grabitësit kanë qenë të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin bizhuteritë që kanë qenë mbi banak.
Policia ka ngritur pika kontrolli në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ashtu raportohet se autorët që kanë ardhur nga Fushë Kruja kanë përdorur targa të falsifikuara për mjetin.