Goditi mizorisht me shkop babain deri sa e vrau, 25-vjeçari nga Fieri tregon arsyen e krimit

Aktualitet

Goditi mizorisht me shkop babain deri sa e vrau, 25-vjeçari nga Fieri

25 vjecari Edis Rrapaj pas vrasjes të të atit në Luar të Roskovecit mësohet se para grupit hetimor ka treguar shumë pak për arsyen se përse kreu krimin.

“ Bëra një debat me babain për një problem të vëllait tjetër që jeton me ne. U nxehëm shumë dhe më pas e godita me shkop. Ai më pas vdiq”, ka thënë ai.

Ndërkaq pritet që grupi hetimor pritet të thërrasë për të dëshmuar dhe djalin tjetër të familje Rrapaj. Burimet tregojnë gjithashtu Prokuroria e Fierit ka kërkuar që një grup ekspertësh të përcaktuar gjendjen psiqike të autorit të vrasjes.

Në fshat jo vetëm ai por dhe i ati njihen si persona me çrregullimi të shëndetit mendor. Ndaj kjo është dhe arsyeja që Edis Rrapaj do ti nënshtrohet ekzaminimit mjekësor të specializuar.

25 vjeçari dhunoi për vdekje të atin me një shkop para banesës së tyre teksa Dhori Rrapaj kulloste bagëtitë. Ky ka qenë një krim i paralajmëruar pasi siç kanë treguar fqinjë dhe të afërmit për debatet dhe sherret e shpeshta mes tyre ata kanë njoftuar disa herë policinë.

ME TE LEXUARAT