Goditi me grushte për shkak të detyrës punonjësin e shërbimit pyjor, ndalohet 41-vjeçari
Goditi me grushte, për shkak të detyrës, punonjësin e shërbimit pyjor, ndalohet 41-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi mallra të dyshuara të kontrabanduara.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, vunë në pranga shtetasin V. Rr., 41 vjeç, banues në Prrenjas.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndalimi i 41-vjeçarit u bë pas kallëzimit të një punonjësi të shërbimit pyjor, në bashkinë Prrenjas, se më datë 13.06.2024, ky shtetas e kishte goditur me grushte, për shkak të detyrës.
Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u kryen kontrolle në banesën e 41-vjeçarit, ku u gjetën 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kontrabanda e mallrave që paguhet akcizë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.