"Gjysmën e trupit jashtë e gjysmën e trupit brenda"/ Mes dhimbjes, Alban Skënderaj tregon...

Aktualitet

"Gjysmën e trupit jashtë e gjysmën e trupit brenda"/

“Ishte një anije që ishte 3 ditë e mbushur. Një shok i vëllait më tha hajde. I thashë nuk vij pa shokun. Anija ishte 80 veta kapacitet dhe brenda ishin 400 vetë. U prish timoni. I gjithë udhëtimi në det ka qenë anija zig – zag… këtej andej Aty ku hynte me zor 1 kemi hyrë 3.

Unë për pak rashë. Mbaj mënd një djalë që më ka kapur prej xhupit të xhinsit të lehtë. Rrëshkita. Më kapi gjysmën e trupit jashtë e gjysmën e trupit brenda. Po të kisha rënë nuk do të më kishte parë njeri.

Më pas Guardia di Finanza ndaluan me drita. Aty ishte fatale. Sepse ndaluan të na jepnin ushqim dhe të gjithë që ishin brenda në anije dolën jashtë e anija po mbytej. Na hodhen në një anije luftarake ku udhëtuam disa orë të tjera. Gati 20 orë zgjati udhëtimi

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Na çuan në një kamp ku kam kujtime sa tragjike e komike. 2 javët e para nuk kam pasur kontakt me familjen. Dikush i kishte thënë: Sa keq e kemi parë Albanin në anije.

Pasi anija e Otrantos u mbyt një ditë më pas ne u nisëm një ditë më para”, u shpreh Skënderaj.

 

ME TE LEXUARAT