Gjykata vendosi shtrimin e tij në psikiatri, historiani Zyhdi Shehi dërgohet në burgun e Lezhës 

Aktualitet

Gjykata vendosi shtrimin e tij në psikiatri, historiani Zyhdi Shehi
Historiani Zyhdi Shehi, i akuzuar për vrasjen e 82 vjeçarit Virxhil Vesho është dërguar për të vuajtur dënimin në burgun e Lezhës, përkundër vendimit të Gjykatës të dhënë disa ditë më parë, e cila vendosi për shtrimin e tij në spital psikiatrik, teksa hetimet për veprën penale “vrasje me dashje” vijojnë ende.

Avokati i Shehit, Alban Qafa ka treguar se klienti i tij nuk është dërguar në spital psikiatrik, sipas vendimit të Gjykatës, por është burgosur në Shën Koll të Lezhës.

Sipas avokatit, ky vendim është i padrejtë dhe i është drejtuar me një kërkesë IEVP Lezhë për zbatim të vendimit penal dhe ndërprerjen e gjendjes së burgosjes së paligjshme për Zyhdi Shehin, si dhe dërgimin e tij në spitalin e Burgut pranë QSUT në Tiranë.

“Ndërkohë në kundërshtim me vendimin e gjykatës dhe urdhërin e ekzekutimit, Zyhdi Shehi është burgosur në IEVP Lezhë dhe jo shtruar në spital. Për sa më sipër, për sa parashtrojmë më lart, kërkojmë nga ju ndërprerjen e gjendjes së burgosjes së paligjshme të Zyhdi Rexhep Shehi. Dërgimin e tij në vendin e përcaktuar në vendimin e ekzekutimit, Spitali i Burgut, QSUT, Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personat që bëhen pengesë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe urdhërit të ekzekutimit të prokurores dhe mbajnë në burg në mënyrë të paligjshme Zyhdi Shehin do të kallëzohen në organin e akuzës”,- shkruan në kërkesën drejtuar IEVP-së, Lezhë, avokati Alban Qafa.

ME TE LEXUARAT