Gjykata e kishte lënë në burg, arrestohet 36-vjeçari që shiste drogë në lokalin e tij
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike në lokalin e tij dhe në zona të tjera të qytetit.
Në pranga ka rënë 36-vjeçari i identifikuar si A.S ndaj të cilit gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën “arrest me burg” në vitin 2021 pasi u zbulua se shiste drogë në lokalin e tij në qytetin e Elbasanit.
Gjithashtu, 36-vjeçari akuzohet për të njëjtën vepër penale në kuadër të një tjetër operacioni antidrogë të koduar “Rrjeti” në qershor të këtij viti.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“DVP Elbasan: Ndalohet një shtetas i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në doza, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, të DVP Elbasan, kanë ekzekutuar urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. S., 36 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një hetimi me metoda proaktive të nisur në vitin 2021, nga i cili ka rezultuar se shtetasi A. S. shiste doza të lëndëve narkotike, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit.
Gjithashtu, ky shtetas akuzohet për të njëjtën vepër penale, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar "Rrjeti", të zhvilluar në qershor 2023. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.