Gjendet i vetëvarur në banesë 35-vjeçari në Shkodër
Një 35-vjeçar në Shkodër është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij. Sipas policisë dyshohet se ai është vetëvarur.
Policia bën me dije po punohet për të hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.
“Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë dyshohet i vetëvarur shtetasi Gj. L. 35 vjeç.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.