Gjendet i pajetë një shtetas italian në dhomën e një hoteli në Kamzë

Aktualitet

Gjendet i pajetë një shtetas italian në dhomën e një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Kamëz, ku ne ambientet e një hoteli është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi italian.

71-vjeçari me inicialet A.S, sipas policisë dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

“Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT