Gjendet i pajetë në mes të rrugës një burrë në Gjirokastër

Aktualitet

Gjendet i pajetë në mes të rrugës një burrë

Një burrë rreth moshës 68-vjeçare është gjetur i vdekur, në fshatin Kakavije, Gjirokastër.

Nga vepimet paraprake hetimore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Më datë 08.12.2021, rreth orës 08:30, nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër Kakavije, në rrugë, në fshatin Kakavije, Gjirokastër, është gjetur i pajetë, shtetasi P. S., rreth 68 vjeç, banues në Gjirokastër.Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Gjithashtu nga vepimet paraprake hetimore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT