Gjendet i pajetë 39-vjeçari në Maliq, njihej si përdorues i lëndëve narkotike

Aktualitet

Gjendet i pajetë 39-vjeçari në Maliq, njihej si përdorues

Një 39-vjeçar me iniciale A.L është gjetur i vdekur pasditen e kësaj të marte, rreth orës 17:55, në fshatin Libonik të Maliqit. Mësohet se 39-vjeçari jetonte veten ndërsa njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021, rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, Maliq, në banesën e tij ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. L., rreth 39 vjeç, i cili nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

ME TE LEXUARAT