Gjendet arma, policia flet për vrasjen në Shkodër, viktima vetëm 19 vjec

Aktualitet

Gjendet arma, policia flet për vrasjen në Shkodër, viktima

Policia e Shkodres dha detaje per ngjarjen e rende te ndodhur mbremjen e sotme ne kete qytet.

Viktime e vrasjes ka mbetur i riu vetem 19 vjecar.

Njoftimi i policise: 

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në bulevardin "Bujar Bishanaku", në lagjen "Naim Gjylbegu", në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh (Erion Xhenje)., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen "Guerrile" është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT