Gent Sejko drejt mandatit të dytë si guvernator i Bankës së Shqipërisë

Aktualitet

Gent Sejko drejt mandatit të dytë si guvernator i Bankës së

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka propozuar për një mandat të dytë Gent Sejkon si anëtar i këtij këshilli. Në mbledhjen e datës 22 dhjetor Këshilli Mbikqyrës i Bankës Qëndrore ka votuar emrin e Gent Sejkos për anëtar dhe më 23 Dhjetor ky propozim i është dërguar Kuvendit.


Propozimi për një mandat të dytë si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i hap rrugë kandidimit të Gent Sejkos për t’u rizgjedhur edhe për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Sipas Kushtetutës guvenatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.


Gent Sejko u zgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në vitin 2015 si propozim i vetë Këshillit dhe më tej u votua edhe si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Por përveç Gent Sejkos, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dy vende të tjera vakante pas përfundimit të mandatit të dy antarëve Tonin Kola dhe Natasha Ahmetaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Këto anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë. Më herët komisioni i ekonomisë dëgjoi 17 kandidatët e vetë-ofruar. Dy pozicionet vakante duhet të propozohen nga vetë Kuvendi i Shqipërisë, me mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për secilin kandidat. Deri më tani asnjë nga kandidatët nuk është zyrtarizuar si propozim i Kuvendit.

ME TE LEXUARAT