Gati të shpërthejnë dy luftëra të tjera, Erdogan aktivizon tanket dhe ushtarët

Aktualitet

Gati të shpërthejnë dy luftëra të tjera, Erdogan

Ndërkohë që bota i ka sytë nga Ukraine, duket se konflikte të reja po shpërthejnë. Nga njëra anë Turqia e Erdogan, nga ana tjetër aromë lufte dhe në Evropë, ku gjesti provokues i Viktor Orban po lëshon një stuhi të vërtetë diplomatike mes Kievit dhe Budapestit.

“Turqia do të sulmojë militantët me tanke dhe ushtarë së shpejti”, tha dje presidenti Tajip Erdogan, duke sinjalizuar një ofensivë të mundshme tokësore kundër milicisë kurdë në Siri, pasi sulmet hakmarrëse u përshkallëzuan përgjatë kufirit sirian.

Ai i bëri komentet ndërsa artileria turke vazhdoi të bombardonte bazat kurde dhe objektivat e tjera pranë qyteteve siriane të Tal Rifaatit dhe Kobanit, thanë dy burime ushtarake siriane për agjencinë e lajmeve Reuters.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

"Për disa ditë ne kemi goditur terroristët me avionët, topat dhe armët tona", tha zoti Erdogan në një fjalim në Turqinë verilindore. “Dashtë Zoti, ne do t'i çrrënjosim të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur, së bashku me tanket tona dhe ushtarët tanë”.

Ai tha më parë se në operacionet kundër kurdëve, përveç avionëve, do të mund të angazhohen edhe forcat tokësore. Turqia, në vitet e fundit, ka kryer disa operacione të mëdha ushtarake kundër kryengritësve kurdë të grupit YPG dhe militantëve të Shtetit Islamik në veri të Sirisë.

Turqia tha se YPG vrau dy persona në sulmet me mortaja nga Siria veriore, pas operacioneve ajrore turke kundër tyre në fundjavë dhe një sulmi vdekjeprurës me bombë në Stamboll një javë më parë. 

Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga YPG thanë se 15 civilë dhe luftëtarë u vranë në sulmet turke në ditët e fundit.

Turqia paralajmëron luftë të madhe

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar u zotua të vazhdojë operacionet kundër militantëve, duke përsëritur thirrjet për aleatin e saj të NATO-s, Uashingtonin, që t’i japë fund mbështetjes për forcat kurde siriane, që Ankaraja i konsideron një krah të Partisë së jashtëligjshme Punëtore të Kurdistanit (PKK).

"Ne u themi të gjithë partnerëve tanë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, në çdo nivel, se YPG është e barabartë me PKK-në dhe këmbëngulim në kërkesën tonë që ata të ndërprejnë çdo lloj mbështetje për terroristët", tha ministri turk i mbrojtjes para një komisioni parlamentar.

Alarmohet SHBA

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Uashingtoni i ka shprehur shqetësimet e tij serioze Ankarasë lidhur me ndikimin që përshkallëzimi i sulmeve të saj në Siri ka në luftën kundër Shtetit Islamik.

"Ne i kemi bërë thirrje Turqisë të mos ndërmarrë operacione të tilla, ashtu siç i kemi kërkuar partnerëve tanë sirianë që të mos përshkallëzojnë sulmet", tha zëdhënësi në përgjigjet të pyetjeve me email të agjencisë së lajmeve Reuters.

Shtetet e Bashkuara janë bërë aleate me SDF-në e udhëhequr nga YPG në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri, duke shkaktuar një përçarje të thellë me Turqinë.

Moska, e cila është aleate e Damaskut, i bëri thirrje gjithashtu Turqisë të tregojë përmbajtje në përdorimin e forcës ushtarake në Siri dhe të mos rrisë tensionet atje, cituan agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë një i dërguar rus për Sirinë.

Aromë lufte në Evropë

Erërat e luftës edhe në Evropë? Gjesti provokues i Viktor Orban po lëshon një stuhi të vërtetë diplomatike mes Kievit dhe Budapestit. 

Ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi thirrjen e ambasadorit hungarez duke kërkuar falje nga qeveria pasi kryeministri Vitkor Orban kishte veshur një shall që përshkruante të ashtuquajturën 'Hungaria e Madhe', me disa pjesë të territorit gjithashtu ukrainas. 

Në një shënim në Facebook, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kievit, Oleg Nikolenko shkroi: "Promovimi i ideve revizioniste në Hungari nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve ukrainas-hungareze dhe nuk përputhet me parimet e politikës evropiane". 'Hungaria e Madhe' përfshin pjesë të territorit ukrainas, austriak, sllovak, rumun, kroat dhe serb.

Më shumë karburant për zjarrin në një rajon që ka njohur gjithmonë paqëndrueshmëri politike. Dhe kësaj duhet shtuar edhe tensionet mes Serbisë dhe Kosovës që janë rindezur muajt e fundit.

ME TE LEXUARAT