G Bani ofendoi Gjestin nga familja, Blero nuk kursehet, e shan nga nëna dhe motra
Debatet brenda shtëpisë së "Vëllait të Madh" mes G Banit dhe Gjestit, kanë degraduar në përfshirjen e familjarëve në bisedë me qëllim ofendimin dhe denigirimin e personit përballë. Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar dhe këngëtari Blero, ish banor i "Big Brother VIP Kosova".
E gjitha ka nisur pasi Gjesti për të provokuar G Banin i ka përmendur emrin e Valbonës, konkurente po në të njëjtin format, ndërsa G Bani ka reaguar duke thënë se Valbona quhet mami dhe motra e Gjestit, dhe më pas i përshëndet ato.
Kjo ka sjellë më pas një ndarje të shtëpisë në kampe pro dhe kundër, por fjalëve ofenduese të G Banit kundër Gjestit, i është bashkuar dhe Jozi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Blero gjatë një interviste për Top Channel teksa u pyet në lidhje me këtë situatë, ka thënë shprehimisht: "Po dhe ne i bëjmë të fala motrës dhe nënës së G Banit".
Ai është tërhequr menjëherë nga kjo situatë duke i kërkuar falje në rrjete sociale familjarëve të G Banit në lidhje me deklaratën e tij, duke thënë se fjalët e tij ishin në formën e sarkazmës dhe se nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd.