“Furtunë” te blutë, ndryshime në Policinë e Shtetit
“Furtunë” pritet në Policinë e Shtetit ku përgjatë ditëve në vijim do të kemi emërime si dhe shkarkime në radhët e bluve.
Burime për mediat bëjnë me dije se emërimet e reja kanë prekur disa prej Komisariateve të Vendit. Këto ndryshime vijnë pas miratimit të ligjit të ri për Policinë e Shtetit.
Ligji i ri parashikon, konkurrim për pozicionet drejtuese në nivel komisariati, drejtor vendor, drejtor departamenti dhe Drejtor të Përgjithshëm.
Mandati i Drejtuesit të Përgjithshëm të Policisë, do të jetë 5-vjeçar me të drejtë rikandidimi. Edhe për drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve është parashikuar një detyrë me mandat 3-vjeçar, për të garantuar sipas propozuesve, pavarësinë e tyre në drejtim.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjithashtu, inspektori i parë dhe i dytë sipas ligjit të ri bashkohet në një të vetme, të emëruar inspektor. Ndërsa nga grada nënkomisar deri tek grada drejtues i parë, duhet të kenë përkatësisht nga 4 vite eksperiencë.