Furgoni përplaset me autokombajnën në Lushnjë, plagosen 6 turistet franceze
Lajmifundit
/
14 Qershor 2024, 12:10
Aktualitet
Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Lushnjë, ku është aksidentuar furgoni i linjës Tiranë-Berat.
Bëhet me dije se furgoni i linjës Tiranë-Berat është përplasur me një autokombajnë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 turiste.
6 turistet nga Franca janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.