Franca do të ndalojë duhanin në të gjitha plazhet

Aktualitet

Franca do të ndalojë duhanin në të gjitha plazhet

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha plazhet, si dhe në parqet publike, pyjet dhe shkollat pranë, pasi Emmanuel Macron premtoi të krijojë "gjenertën e parë pa duhan" deri në vitin 2032.

“Që tani e tutje, zonat ku ndalohet duhani do të jenë normë”, tha ministri i shëndetësisë, Aurelien Rousseau.

Tashmë ka 7200 zona pa duhan në Francë – duke përfshirë në Nicë, në Rivierën Franceze, e cila ishte e para që krijoi një plazh pa cigare në vitin 2012.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qeveria tha se në vend që zonat pa duhan të vendoseshin nga autoritetet lokale individuale, qeveria qendrore do të vendoste një ndalim mbarëkombëtar.

Pasi pirja e duhanit u ndalua në baret dhe restorantet franceze në vitin 2008 dhe sondazhet treguan miratim të gjerë nga publiku francez.

ME TE LEXUARAT