FOTO/ I riu shqiptar ndiqet nga policia, hedh nga makina 4 kg kokainë! Çfarë ndodhi në Belgjikë

Aktualitet

FOTO/ I riu shqiptar ndiqet nga policia, hedh nga makina 4 kg kokainë!

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia në Belgjikë gjatë një operacion kundër trafikut të drogës.

Sipas mediave vendase operacioni u zhvillua më 3 shtator në zonën e Rivierenland, në Mechelen. Ndërsa 22-vjeçari shqiptar u ndoq nga policia pasi ai refuzoi që të ndalonte.

Gjatë ndjekjes nga policia ai hodhi nga xhami i makinës një ngarkesë prej 4 kg kokaine të pastur, me vlerë tregu rreth 200 mijë euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit të parë, 22-vjeçari me origjinë shqiptare u soll me nervozizëm dhe tregoi një histori jokoherente për praninë e tij në rajon.

“Për të vijuar kontrollin në mënyrë të sigurt dhe pa krijuar trafik, policia i kërkoi të riut të parkojë automjetin e tij disa metra më tutje. Edhe pse ai u përgatit ta bënte këtë, shtoi befasisht shpejtësinë dhe u largua”, raporton media, duke iu referuar burimeve zyrtare.

Pas ndjekjes mjeti u lokalizua në zonën e Europalaan, por i riu flaku çantën sportive, që brenda përmbante dy pako të mëdha, me nga dy kg secila kokainë, tashmë e sekuestruar.

Shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua, është arrestuar dhe dërguar në gjykatë, ku mori masën “arrest me burg” deri në fund të procesit hetimor.

ME TE LEXUARAT