FOTO-Gjobitet shoferi që desh shtypi gazetarin në transmetim live
Policia ka gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra shoferin, që një ditë më parë desh “shtypi” gazetarin në transmetim live.
Incident ka ndodhur dje përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, aty ku gazetari Arsen Rusta ka qenë duke raportuar direkt për zhvillimet e gjyqësorit. Teksa ai ishte në lidhje live me studion, një makinë që lëviz indietro e përplas.
Fatmirësisht, makina ishte me shpejtësi të ulët dhe vetëm sa e spostoi gazetarin pak centimetra më tej.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
"Një mesazh i Policisë për respektimin e rregullave! Një realitet, në rrugë jo e jo. Por në trotuar! Hajde shofer hajde, pasi të përplas thotë e pse me godet makinën? Momente pune nga terreni, pa Kolltuk. Por ik mor të...", shkruan gazetari Arsen Rusta teksa publikoi pamjet.