Foto-Emri/ “Shkova me kushëririn për të blerë makinë”...”, dënohet me tre vite burg shqiptari në Skoci

Aktualitet

Foto-Emri/ “Shkova me kushëririn për të blerë

Shqiptari Robert Sulollaraj, 24 vjeç, është dënuar me tre vite burg në Skoci, pasi u kap me kanabis me vlerë prej afro 100 mijë paund.

Sipas mediave të huaja, 24 vjeçari po udhëtonte nga Newcastle i Anglisë drejt Glasgow të Skocisë kur policia ndaloi makinën në M74 pasi u pa duke drejtuar makinën në mënyrë të çrregullt.

Por kur oficerët iu afruan Volkswagen Golf-it ata u ‘mbytën’ nga era e kanabisit. Pas kontrollit në makinë u gjetën 9.7 kg drogë të klasës B, e cila sipas ekspertëve do të vlente 97,000 £.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në posedim të shtetasit shqiptar Sulollaraj iu gjetën gjithashtu dy celularë dhe një leje drejtimi false. Një iPhone u analizua nga oficerët të cilët zbuluan një varg mesazhesh me tekst, foto dhe video që e lidhin atë me tregtinë e drogës.

Përdoruesi i vetë-rrëfyer i kanabisit Sulollaraj mohoi çdo akuzë pra trupës gjykuese. Ai këmbënguli se kishte udhëtuar në Skoci me kushëririn e tij 25-vjeçar për të blerë një makinë të re dhe nuk kishte vënë re asnjë erë në automjet, por shfajësimi i tij nuk i bindi.

Ai u shpall fajtor edhe për posedimin e patentës së shoferit false, duke u dënuar me tre vite burg.

“Kur u kontrollua makina, dëgjova oficerin e policisë duke thënë ‘bingo’. Nuk e besova sepse nuk dija për drogën.

Kisha tymosur kanabis, por nuk e dija se kishte kanabis në makinë dhe nuk ndjeja erë asgjë përpara se policia të më thoshte se ishte aty”, ka thënë ai.

 

ME TE LEXUARAT