Forcat e FNSH "rrethojnë" Vlorën, kush po kërkohet?!
Fundjava ka kthyer serish ne Vlore forcat speciale.
Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje të qytetit.
Në fokus të kontrolleve, janë automjetet me xhama të zinj, ndërsa kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo edhe që lëvizin me armë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende informacione për të shoqëruar apo të ndaluar.
Mesohet se prezenca e shtuar e policise ne qytet lidhet me masat shtese per fundjaven.