RENEA dhe FNSH "rrethojnë" Vlorën, arrestohen pesë persona me armë
Lajmifundit
/
17 Shtator 2023, 21:39
Aktualitet
Pese persona u arrestuan pasi Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer një aksion mbrëmjen e sotme për të arrestuar personat e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”.
Personat e shoqeruar mesohet se jane te dyshuar për posedim arme ne ambient publik. FNSH po kryen kontrolle në Vlorë, Selenicë dhe në disa fshatra të Lumit të Vlorës.
Te arrestuarit jane derguar ne ambientet e policise lokale nderkohe qe per marrjen e tyre ne pyetje dhe procedurat e hetimit po ndihmojne edhe efektiva policie te mberritur nga Tirana.