FMN: Kujdes me ndryshimet tatimore dhe garancitë sovrane

Aktualitet

FMN: Kujdes me ndryshimet tatimore dhe garancitë sovrane

Rritja e ekonomisë shqiptare do të përgjysmohet gjatë vitit 2022. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar  niveli i rritjes për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë 3,8% nga 7.8% që vlerësohet të arrijë këtë vit. Rreziqet  në këtë ecuri lidhen me vijimin e pandemisë dhe rritjen e çmimeve të energjisë.

Ndërkohë që i ka bërë apel qeverisë që të bëhet kujdes me  ndryshimet e shpeshta të buxhetit të cilat duhet të realizohen vetëm në raste emergjente. Rrezik për financat shqiptare  Fondi monetar Ndërkombëtar ka cilësuar dhënien e garancive sovrane për bizneset dhe institucionet shtetërore. Në raport theksohet  se duhet të merren masa për të  realizuar reforma në sektorin e energjisë dhe të ujit.

“Skemat e garancisë së qeverisë për sektorin privat aktualisht dhe mbështetja në rritje e sipërmarrjeve shtetërore nga garancitë sovrane dhe mbështetja buxhetore e herëpashershme shtojnë rreziqet fiskale. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të rigjallërohen reformat e sektorit të energjisë elektrike dhe të ujit që janë vonuar vitet e fundit, në mënyrë që të ndihmojnë në uljen e rreziqeve fiskale dhe dobësive të lidhura me klimën”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se është e rëndësishme që të ndërhyhet në sistemin tatimor  për ta thjeshtuar atë sa më shumë në mënyrë që të rritet niveli i të ardhurave. Kritikë janë me përjashtimet e bëra sidomos në zërin e TVSH.

“Duhet të vendoset një prag i vetëm regjistrimi për TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat. Disa masa, si futja e një norme të dytë e reduktuar e TVSH-së dhe struktura e propozuar e TAP, ka të ngjarë të dëmtojë më tej qëndrueshmërinë e  sistemi tatimor dhe duhet të rishikohet”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar I ka kërkuar qeverisë ndër të tjera që të rrisë transparencën dhe llogaridhënien për shpenzimet emergjente dhe fondet me subjekt rindërtimi. Ndërsa theksohet se

Ekspozimi i qeverisë ndaj projekteve PPP është një sfidë kryesore.

REKOMANDIMET PËR TAKSAT

Vendosni një objektiv të vetëm të të ardhurave të përgjithshme.
Vlerësoni ndikimin e të ardhurave të secilës reformë të politikës tatimore
Të vendoset një prag i vetëm regjistrimi për TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat
Hartimi i një regjimi të thjeshtuar tatimor për të trajtuar në mënyrë të barabartë tatimpaguesit

ME TE LEXUARAT