Fluks pacientësh me viroza në Urgjencën e Durrësit, apeli i mjekëve: Të sëmurët kronikë të vaksinohen
Virozat e ditëve të fundit kanë shtuar numrin e pacientëve që drejtohen për ndihmë mjekësore ne urgjencën e spitalit të Durrësit.
Sipas shefit të urgjencës, Gjergj Qerimi, pjesa më e madhe e pacientëve që i drejtohen spitalit për të kërkuar ndihmën e bluzave të bardha kanë probleme të traktit respirator, temperaturë të lartë etj.
Ditët e para të janarit janë shumë të ngarkuara me punë për stafin e urgjencës, pasi shumë nga pacientët e sëmurë dynden në dyert e spitalit duke tejkaluar mjekun e familjes. Për të evituar pritjet e gjata, mjeku Qerimi rekomandon që pacientët me simptoma më të lehta t’i drejtohen mjekut të familjes.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mjeku bën apel që grupet e riskuara nga sëmundjet kronike të bëjnë çdo vit vaksinën e gripit.