Flet shoqja e ngushtë e Kejsit: Kristi nuk u tregua burrë, Lorenci ta ëndërrojë...
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Esi Sinanaj, mikesha e ngushtë e Kejsi Medinit.
Përmes një lidhje Skype nga Spanja ajo tregoi se kishte qenë me Kejsin deri në momentin që ajo u bë pjesë e Big brother Vip Albania.
Esi pohoi se në fillim e mbështeti lidhjen e saj me Kejsin, duke e konsideruar totalisht të sinqertë përfshirjen e Kejsit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sa i përket distancimit të tyre, ajo tha se priste më shumë nga Kristi.
“Prisja më shumë nga Kristi. Prisja një mashkull që do reagonte dhe s'do e pranonte aq kollaj ndarjen. Ai u tregua i ftohtë dhe dukej sikur atë qëllim kishte pasur, thjesht po priste t’ia thoshte Kejsi”, tha ajo.
Sa i përket thashethemeve për një lidhje të shkuar mes Lorencit dhe Kejsit, Esi deklaroi:
“Lorencin e ka shok. E kemi të njohur të përbashkët. S’ka pasur lidhje me Lorencin. Mediat e kanë bërë publike për të shitur lajmin. Futja e Lorencit e konfuzoi situatën me njerëzit që komentojnë dhe jam e lumtur që Kejsi s’i sheh ato komente.
S’di kush po e përdor këtë lajm për famë, sepse kush s’do donte të ishte ish i dashuri i Kejsit”.