Fier/ Makina me targa greke përplaset me ‘Fuoristradën’, një i plagosur

Aktualitet

Fier/ Makina me targa greke përplaset me ‘Fuoristradën’,

Nje aksident eshtë regjistruar në Fier, ndërsa një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:55, në aksin rrugor Fier-Kraps.

Një automjet tip ‘Ford’ me targa greke KBN 9690 është përplasur me një automjet ‘Fuoristradë’ me targa AA 659 NR.

Autoambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të plagosurit në spitalin e Fierit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 11:55, në aksin rrugor Fier-Kraps, është përplasur mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjec, me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT