''Fëmijëve nuk iu kemi thënë"/ Rrëqeth kushërira e Brigenit që u vra me gjakftohtësi nga 68-vjeçari grek

Aktualitet

''Fëmijëve nuk iu kemi thënë"/ Rrëqeth

Në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, kushërira e 39-vjeçarit Brigen Limka i cili u vra me armë gjaku me gjakftohtësi 68-vjeçari grek, ka dhënë të tjera detaje për ngjarjen e rëndë.

Ajo tha se i ndjeri ishte një person “i urtë dhe jo konfliktual”. Ajo tregoi se familja e tij është në gjendje emocionale shumë të rëndë, ndërsa 3 fëmijëve të tij nuk ua kanë dhënë lajmin.

“Më mori djali në telefon dhe më lajmëroi për vdekjen. E dinim që vetëm punonte në parkim, ishte i rregullt dhe me familjen atje. Banorët e lagjes e njihin autorin dhe shpreheshin që ishte problematik. Brigeni ishte djalë i urtë, djalë jokonfiktual.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fëmijëve nuk iu kanë treguar akoma, janë shumë të vegjël. Nëna e tij, nuk kemi fjalë ta përshkruaj. Duhet ta fusnin në psikiatri, pse duhet ta lejonin dhe të prisnin derisa të vrisnin një person. Brigeni ka një vëlla”, u shpreh kushërira e viktimës, 39-vjeçarit Brigen Limka.

Brigen Limka la pas tre fëmijë dhe bashkëshorten e tij të ve.

Nga ana tjetër, vrasësi u arratis menjëherë nga vendngjarja dhe u kap pak më vonë nga policia greke. Dëshmitarët thanë se autori 68-vjeçar i cili u dorëzua në polici, njihej si person me probleme psikologjike pasi konfliktohej me banorët e zonës dhe u bërtiste atyre.

Për sa i përket shkakut të ngjarjes së rëndë, banorët e zonës deklaruan pas ngjarjes se viktima dhe autori kishin pasur konflikte. Ata bënë me dije se i moshuari pengonte shqiptarin që t’iu shërbente klientëve të parkimit me qira.

ME TE LEXUARAT