"Fëmijët shqetësoheshin se u kishte humbur makina, jo babai"/ Detaje të rënda nga ngjarja në Durrës

Aktualitet

"Fëmijët shqetësoheshin se u kishte humbur makina, jo

Gazetari Armand Bajrami dhe gazetarja Dorjana Bezat raportuan në “Top Story” për detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës nga tre fëmijët në Shënavlash të Durrësit.

Armand Bajrami u shpreh se makina e viktimës ishte mbyllur me çelës dhe në të janë marrë disa monstra që janë dërguar në laborator. Ndër të tjera ai shtoi se fëmijët e shpallën të zhdukur babain e tyre, ndërkohë që nga bisedat telefonike u zbuluar se nuk e kishin marrë asnjëherë në telefon.

Nga ana tjetër gazetarja Dorjana Bezat u shpreh se fëmijët e Pëllumb Metës kanë shkuar në polici duke kërkuar t’i kthehej makina e gjetur, nën arsyetimin se kishin mbetur në këmbë, ndërkohë që 49-vjeçari ishte ende në kërkim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Armand Bajrami: Pas denoncimit të djalit është angazhuar policia e shtetit për ta gjetur. Tre ditë më vonë është gjetur automjeti. Ka qenë indicia e parë, e ka thënë një fqinj i familjes.

Dorjana Bezat: Ka qenë mbesa, sepse e kishte vendin përballë banesës. Ajo ka thënë që e kam parë makinën. Ata kanë pretenduar se Pëllumbi ka shkuar në varreza.

Armand Bajrami: Në dyshimet se ai ishte vrarë ka vijuar kërkimi. Mjeti është marrë me karrotrec dhe më pas është ekzaminuar. Ishte i mbyllur me çelës. Policia ka ndërtuar një profil të Pëllumb Metës dhe rezultoi se ishte i qetë dhe ndante punët me kolegët. Një person që punonte gjatë natës si roje nate, që s’kishte konflikte, shtoi dyshimet se nuk kishim të bënim me një vrasje. Më pas janë pyetur fëmijët dhe bashkëshortja. Ndërkohë që policia ishte në kërkim, rezultoi se vetë fëmijët nuk kishin telefonuar të atin.

Kolegu ishte ai që e kishte marrë disa herë në telefon. Ai ka thënë se e ka telefonuar se nuk ishte në vendin e punës dhe i ka rezultuar i fikur. Janë bërë më pas këqyrjet e qelizave telefonike të fëmijëve për të parë se si kishin proceduar. Kur janë pyetur nga policia se nëse keni dyshuar se familjari juaj ka probleme mendore a keni bërë një kontroll, përgjigja ka qenë negative. Sërish është dyshuar. Automjeti “Citroen” në pjesën e sediljes është gjetur një fije floku dhe dy tre prova të tjera. Kështu kanë filluar të çedojnë.

Dorjana Bezat: Shqetësimi i fëmijëve nuk ishte humbja e babait por makina. Shkonin në polici për të kërkuar makinën se thoshin mbetëm në këmbë. Kur do të në ktheni makinën.

ME TE LEXUARAT