Fëmijët i vranë burrin, si nëna e Blerina Metës ekzekutoi vjehrrën në vitin 2010

Aktualitet

Fëmijët i vranë burrin, si nëna e Blerina Metës

Nëna e Blerina Metës, gruaja e Pëllumb Metës, i cili u vra nga 3 fëmijët dhe u groposën në kasollen e bagëtive, disa vite më parë ka vrarë vjehrrën e saj në Gjorm të Kurbinit. Në dëshminë ekskluzive për Report Tv, kushëriri i Blerina Metës në Kurbin, Skënder Tuga, tha se Sanije Tuga vrau vjehrrën, e për këtë bëri 6 vite burg.

‘Kushëri jam. Farefis jemi të gjithë. Bafti njeri i mbarë i urtë. Gruaja e tij pati vrarë vjehrrën. Bëri nja 6 vite burg e shoqja e liruan dhe e mori prap. Ka vrarë vjehrrën. 6 vite i bëri burg në Tiranë. Erdhi këtu u lirua dhe e morri bafti prap. E mori ai se ngeli vetëm.

Goca e Baftit ne e kemi bijë nuk kemi nga ta mbajmë. Asaj i ndodhi disfata. Ka pas shkuar keq me burrin ka thënë. Burri ka dashur ta zotnojë me kohë e mëparshme jo liri. Kjo liri i qiti fare njerëzit. Sanije e ka pasur emrin. Sanije Tuga.’- tha ai për Report Tv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në maj të 2010-ës, policia e Kurbinit arrestoi 52-vjeçaren Sanije Tuga për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit. Pas një sherri me vjehrrën Behare Tuga, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga i biri, Baftjari. Këtë duket se 52-vjeçarja nuk e ka kapërdirë dot dhe ka marrë çiften, duke qëlluar në drejtim të vjehrrës dhe bashkëshortit.

 

ME TE LEXUARAT