Fëmijë dhe burra të dhunshëm, katër të arrestuar në Tiranë

Aktualitet

Fëmijë dhe burra të dhunshëm, katër të arrestuar

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për dhunë në familje, në katër raste të ndryshme.

Policia njofton se ka arrestuar shtetastin D. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në pranga ka rënë F. B., 19 vjeç, banues në Petrelë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit J. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe A. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka kundërshtuar vendimin e gjykatës duke ju afruar asaj.

 

ME TE LEXUARAT