Çfarë po ndodh? Holandezët i vënë "flakën" stadiumit, ekipi i FNSH nisen menjëherë drejt ndeshjes

Aktualitet

Çfarë po ndodh? Holandezët i vënë

Është tensionuar situata në “Air Albania Stadium” ku po luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, e cila aktualisht është 1-0 në favor të italianëve.

Tifozët e Feyenoord kanë hedhur flakadanë në fushë, duke krijuar një situatë tensioni, menjëherë pasi romanët kaluan në avantazh.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë pozicionuar në ambientet e jashtme të stadiumit Air Albania.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ata duken teksa vendosin skafandrat dhe bëhen gati të futen brenda në stadium.

Nuk dihet ende nëse ka ndodhur ndonjë incident, ndërkohë që prej nisjes së ndeshjes në shkallët e stadiumit janë regjistruar disa përplasje mes tifozëve.

 

ME TE LEXUARAT