Çfarë ndodhi? Veliera me flamurin ukrainas jep alarmin SOS afër grykëderdhjes së Semanit

Aktualitet

Çfarë ndodhi? Veliera me flamurin ukrainas jep alarmin SOS afër

Një velierë me emrin ‘Monreve’ me flamur ukrainas ka dhënë alarmin SOS pasi kishte pësuar një avari në motorra dhe po rrezikohej jeta e personave në bord.

Mjeti ndodhej afër grykëderdhjes së Semanit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se falë ndërhyrjes në kohë te efektivit të anijes P-112 mjeti arriti të shpëtohet dhe vijojë rimorkimi drejt portit të Vlorës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni SAR u finalizua me sukses nga anija e Rojes Bregdetare, teksa personat e shpëtuar ndodhen në gjendje të mirë shendetesore.

 

ME TE LEXUARAT