Euros nuk “i mbajnë këmbët”, 'goditet' edhe dollari me paundin, sa këmbehen nga sot

Aktualitet

Euros nuk “i mbajnë këmbët”, 'goditet' edhe

Monedha europiane e mbylli javën me rënie në raport me lekun pasi fitoi disa pikë gjatë ditës së djeshme.

Duket se euro është “stacionuar” nën kufirin 116.90 me lekun prej disa javësh duke fituar dhe humbur pikë nga dita në ditë pikërisht në këtë segment.

Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 116.77 lekë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që një ditë më parë këmbëhej me 116.91 lekë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Rënia në raport me lekun kanë patur edhe dollari me paundin britanik gjatë ditës së sotme.

Euros nuk “i mbajnë këmbët”, 'goditet' edhe


Monedha amerikane u këmbye me 114.22 lekë, ndërkohë që paundi britanik u këmbye me 138.49 lekë duke pësuar edhe zhvlerësimin më të madh sot krahasuar me monedhat e tjera.

ME TE LEXUARAT