Eurodeputetja shqiptaro-suedeze: NATO do jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën

Aktualitet

Eurodeputetja shqiptaro-suedeze: NATO do jetë më e fortë me

Arba Kokalari, deputete shqiptare për Suedinë në Parlamentin Evropian thotë se aplikimi i dy vendeve nordike (Suedi-Finlandë) për në NATO ka ardhur pas kërcënimeve nga Vladimir Putin.

“Ka kërcënuar verbalisht dhe ka dërguar dhe avionë ushtarakë që kanë kaluar në kufirin suedez. Ka qenë shumë agresiv”, u shpreh politikania.

Kokalari thotë se mënyra se si i trajton Rusia vendet fqinje, vë në pah se sa e rëndësishme është një NATO e fortë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Përpara luftës në Ukrainë opinioni publik në Suedi, tregon Kokalari ishte i ndarë ku shumica ishte kundër hyrjes në NATO.

“Pas luftës opinioni është pro NATO-s dhe shumica e partive politike e mbështesin hyrjen në NATO. 6 nga 8 partitë politike në Suedi janë pro”, tha Kokalari.

Deputetja e Parlamentit Evropian shprehet e bindur se dy vendet do të anëtarësohen në NATO, pasi nga kjo aleanca ushtarake do të jetë më e fortë.

Por, nga ana tjetër Kokalari thotë se procesi mund të marrë shumë kohë./euronews

ME TE LEXUARAT