Euro në pikiatë, prek fundin, këmbehet me 99.33 lekë, cfarë po ndodh në treg?!
Tirane - Banka e Shqipërisë raportoi ne kursin e sotem, se një euro është këmbyer me mesatarisht 99.33 lekë, si asnjëherë me parë.
Pas nje sezoni zhlveresues, monedha europiane e nisi keq javën ndërkohë që pritshmëritë ishin që të rikuperonte disi pas pikëve të humbura gjatë fundit të javës që sapo lamë pas.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Euro ka vijuar të humbasë pikë në raport me lekun, një fenomen ky i dy viteve të fundit, por që është përshpejtuar gjatë këtyre javëve.
Nderkohe edhe dollari amerikan ka humbur 0.33 pikë kundrejt lekut gjatë kësaj të hënë duke rënë në 89.33 lekë.
Paundi britanik këmbehet mesatarisht 118 lekë kundrejt lekut duke majtur pozita solide ne raport me euron dhe dollarin amerikan.
Ne kushtet kur sezoni turistik eshte ne javet e veta te fundit, me vend eshte pyetja per ekspertet por edhe institucionet, cfare po ndodh me kete renie te monedhave te huaja dhe mbivleresim te lekut? Cilat do te jene pasojat ne ekonomi?!