Çështja “Beleri”, ambasadorja greke shkon në SPAK, pas saj mbërrin dhe Dule
Ambasadorja greke Konstantina Kamits ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për të kërkuar informacione mbi çështjen e Fredi Belerit.
Pas saj në SPAK është paraqitur edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule.
Kryebashkaiku i zgjedhur i Himarës mbahet në burg prej 10 Majit të këtij viti, pasi u kap duke blerë vota. Pavarësisht se ka kërkuar disa herë masë të më lehtë sigurie, GJKKO nuk e ka pranuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kujtojmë se shteti grek po lobon fort për të nxjerrë nga burgu Belerin, duke çuar edhe një amendament në Parlamentin Europian për lirimin e tij.
Kjo nuk është hera e parë që ambasadorja greke bën lëvizje të tilla, pasi më herët e ka vizituar Belerin si në paraburgimin e Vlorës, ashtu edhe në burg, pas vendimit të GJKKO-së ndaj tij.
Ndërkaq vizita e saj në SPAK vjen vetëm një ditë pas deklaratave të kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili gjatë një konference për shtyp, në Panairin e 87-të Ndërkombëtar të Selanikut tha se nuk do të ndalonte së ngrituri këtë çështje dhe veçanërisht për faktin se autoritetet shqiptare nuk po e lejonin Belerin të ushtronte të drejtën e tij për t’u betuar si kryetar i zgjedhur i Himarës, për të cilën ai tha se ishte një shkelje e shtetit ligjor.