Ende AKTIV zjarri në zonën e mbrojtur të Pishporos! 'Në luftë' me flakët mbi 60 zjarrfikës
Lajmifundit
/
30 Shtator 2023, 10:20
Aktualitet
Vijon prej 4 ditësh zjarri në pyllin me pisha në zonën e mbrojtur të Pishporos. Në luftë me flakët janë mbi 60 zjarrfikës e efektivë të FA dhe 3 mjete zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Që prej ditës së parë, zjarrfikësit kërkuan ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë, por helikopteri i Forcave të Armatosura ka defekt teknik.
Zjarri u riaktivizua mesditën e së mërkurës dhe vijon të jetë aktiv, 27 shator, pasi favorizohet nga era e fortë ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e mbrojtur të pyllëzuar me pisha.