EMRI/ Shpërthen bombula e gazit në Korçë, pëson djegie trupore 40-vjeçari
Një bombul gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në Korçë, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 40-vjeçar.
Policia bën me dije se bombula e gazit ka shpërthyer në banesën e shtetasit Klodian Gjoka , rreth 40 vjeç, i cili është dërguar për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç.
Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.