“Sherri për shezlonët”, ugodit me thikë pas shpine, kush është 41-vjeçari që u vra në Sarandë

Aktualitet

“Sherri për shezlonët”, ugodit me thikë pas shpine,

Klodian Bakiaj, 41 vjeç është personi që ka mbetur i vrarë sot me thikë në Sarandë.

Mësohet se viktima banonte në Tepelenë.

Kujtojmë se Bakiaj mbeti i vrarë rreth orës 18:30 ditën e sotme pas një sherri me thika në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshohet se shkak ishte një sherr i çastit për shezlonët.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

ME TE LEXUARAT