Emri/ Sherri me armë në Bllok, 39-vjeçari shoqërohej nga një grua shtatzënë në momentin e sulmit

Aktualitet

Emri/ Sherri me armë në Bllok, 39-vjeçari shoqërohej nga

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur këtë të shtunë rreth orës 15:15 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku shtetas të paidentifikuar kanë goditur me qytën e pistoletës një person.

Bëhet me dije se 39-vjeçari i qëlluar me qytën e pistoletës është identifikuar si Edison Xhediku. Ai ishte duke udhëtuar me mjetin e tij dhe shoqërohej nga një grua shtatzënë në momentin që është sulmuar.

Persona të paidentifikuar i janë afruar makinës ku ndodhej Xhediku dhe i kanë qëlluar me qytën e pistoletës e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se sherri ka nisur për motive të dobëta, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e biznese pranë për të identifikuar personat.

ME TE LEXUARAT