Emri/ Ra aksidentalisht në kanal dhe u mbyt, zbulohet identiteti i të riut
Lajmifundit
/
11 Gusht 2023, 13:44
Aktualitet
Policia e Fierit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku një i ri i mbyt në kanalin e fshatit Pojan.
Sipas policisë, rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi Hamit Senka, 21 vjeç, banues në Roskovec.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.