Emri/ Mori lejen vjetore dhe shkoi me pushime ne Greqi, polici bie në pranga për trafik droge

Aktualitet

Emri/ Mori lejen vjetore dhe shkoi me pushime ne Greqi, polici bie në

Një efektiv policie është arrestuar mbrëmjen e djeshme në shtetin grek. Amarildo Kureta, 32-vjeç punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në këtë drejtori.

Me herët Kureta ka qenë pjesë e forcave “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Mësohet se Kureta kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur për pushime, por sapo ka hyrë në doganën greke ai është prangosur. Burimet zyrtare të DVP Berat konfirmojnë se nuk kanë pasur asnjë njoftim nga Interpoli se efektivi i tyre ishte person “i shpallur në kërkim” për trafik droge.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Kureta kishte marrë lejen vjetore, konform të gjitha rregullave e diapozitivave të policisë së shtetit. Amarildo Kureta ishte shpallur në kërkim nga shteti italian, ku akuzohet për trafik droge, pas hetimeve disa vjeçare dhe kriptimeve të bisedave telefonike mes efektivit dhe një rrjeti të strukturuar krimi në fushën e narkotikëve.

 

ME TE LEXUARAT