EMRI/ Lëvizte me pistoletë gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari i dënuar më parë për vrasje
Lajmifundit
/
12 Shtator 2023, 10:24
Aktualitet
Një 36 vjeçar është arrestuar në Kamëz pasi lëvizte me armë zjarri. Mësohet se Erind Mrruku, i dënuar më parë për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje, është ndaluar për kontroll, të cilit iu gjetën një pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, krehër dhe municion luftarak.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, municion luftarak, një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, që iu gjetën 36-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesë.