EMRI/ Identifikohet viktima e aksidentit në autostradën Tiranë-Elbasan
Lajmifundit
/
3 Dhjetor 2022, 19:38
Aktualitet
Policia ka arritur të identifikojë këmbësorin e përplasur për vdekje pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.
Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Mevlan Shehu, 33-vjeç. Ai u përplas nga mjeti që drejtohej nga shtetasi Berat Beciri.
Si pasojë e përplasjes, 33-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në Mullet.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit./OraNews