Emri/ Gjendet e pajetë gruaja në Elbasan, zbardhen dyshimet e para

Aktualitet

Emri/ Gjendet e pajetë gruaja në Elbasan, zbardhen dyshimet e para

Dashamira Dokle 60 vjeç është gjendur e pajetë në banesën e saj në Elbasan. Mësohet se 60-vjeçarja jetonte në kushte të këqija ekonomike në lagjen "Kala".

Shtëpia ku prej vitesh 60-vjeçarja jetonte ishte e rrënuar dhe e shkatërruar nga tërmeti, ndërsa autoritetet nuk i kanë dhënë asnjë ndihmë për të përballuar kushtet e mjerueshme në të cilën jetonte.

Policia ndodhet në vendngjarje pasi është telefonuar nga mbesa e të ndjerës. Pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbulojë, shkakun e vdekjes së 60-vjeçares.

ME TE LEXUARAT