EMRI/ Fushë Krujë, 30-vjeçari gjendet pa ndjenja në mes të vreshtave në flakë

Aktualitet

EMRI/ Fushë Krujë, 30-vjeçari gjendet pa ndjenja në mes

Një 30-vjeçar është gjetur pa ndjenja në mes të vreshtave që ishin përfshirë nga flaka.

Fillimisht zjarri kishte rënë në disa shkurre e ferra por doli nga kontrolli duke djegur disa mijëra metra katror vresht e ullishte në pronësi të familjes Emiri.

Familja ka ndërhyrë me mjete rrethanore për të shuar zjarrin, por një prej tyre, Hajri Emiri është asfiksuar nga tymi dhe ka rënë pa ndjenja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kanë qenë zjarrfikësit që kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, që e kanë gjetur 30-vjeçarin pa ndjenja, për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.

30-vjeçari është marrë nga autoambulanca e qëndres shëndetësore të Fushë Krujë dhe është dërguar në spital ku fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT